U aludua se kishte inate personale, flet Flutura Açka:‘Kreu i grupit’ nuk është “raketake” që i jepet kujt qan më shumë. Me Bardhin s’kam asnjë përplasje, ja arsyeja që u largova

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se vonesa për vendimin se cili do të vijojë të jetë kreu i Grupit të Partisë Demokratike në sallën e Parlamentit, mund të lidhet me një prapavijë politike për të lënë opozitën në kaos

Açka theksoi se sa i përket marrëdhënies me Gazment Bardhi i cili mban detyrën si kreu i grupit Parlamentar, nuk ka asnjë përplasje.

Sipas saj, të qenurit kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, nuk është si një “raketake që duhet t’ja japësh fëmijës që qan më shumë.

“Nuk e di pse zgjat kaq shumë, sido që të jetë përgjigjia. Sepse nuk ka asnjë konflikt në këtë mes.

Fakti që zvarritet një përgjigje definitive, nuk i shërben kauzës tonë politike dhe besoj se mund të jetë një prapavijë për të lënë opozitën në një fazë kaosi.

Të qenit kryetar i grupit parlamentar të PD nuk është raketake që duhet tja japësh fëmijës që qan më shumë, kështu që shiko ligjet dhe zbato rregullat.

Nuk ka asnjë përplasje mes meje dhe z,.Bardhi. Përplasja është vetëm juridike, e cila duhet të vijë nga juristë, jo nga dëshirat tona personale.

Deputetët duke mbështetur Bardhin nuk dotë thotë që janë kundër meje. Ata mendojnë se z.Bardhit i takon, por nëse nuk i takon Bardhit por të deleguarës, kur është fjala për z.Basha. nuk do të thotë se janë kundër meje personalisht.”, tha Açka për News 24.

Zjarr Tv Ad