U arratisën nga burgu grek, arrestohen dy shqiptarët

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka marrë fund arratisja e dy shqiptarëve, të cilët iu arratisen nga burgu grek Koridhalos në prag të Vitit të Ri.

Mediave greke dy shqiptarët  e arrestuar janë identifikuar si Elvis Pepa dhe Leonard Pepa, ndërsa kapja e tyre u realizua në kuadër të operacionit të organizuar nga Divizioni i Sigurisë së Attikës, i cili gjithashtu u mbështet nga ECAM.

Po sipas mediave helene, dy shqiptarët u gjetën në një shtëpi të djegur në Mati. Shqiptarët ishin të armatosur por nuk bënë rezistencë, duke iu dorëzuar policisë. Shqiptarët Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

 

Zjarr Tv Ad