U arrestua me bujë të madhe, Gjykata e Tiranës liron nga qelia sanitaren Tire Alldervishi…

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Tire Alldervishin, sanitaren “8 milionëshe” të spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila u dënua për korrupsion pasi merrte para nga familjarët e pacientëve me covid-19. Ajo u prezantohej atyre se infermiere.

Mësohet se; ka qenë vetë sanitarja ajo që ka kërkuar nga togat e zeza masë më të butë sigurimi. Trupa e Gjykatës së Tiranë, është mbledhur sot dhe ka vendosur që Tire Alldervishi, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Rasti i sanitares 8 milionëshe, u dënoncua fillimisht në media. Vajza e një pacienteje me covid-19, denoncoi se i kishte dhënë 8 milion leke Tire Alldervishit, pasi ajo i ishte prezantuar si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Por pasi kishte dhënë lekët, vajza denoncoi se gjendja e mamasë së saj ishte përkeqësuar, pasi sanitarja nuk e pastronte dhe nuk i jepte ushqim.

Fatkeqësisht, pas disa ditësh mamaja e vajzës ndërroi jetë dhe ajo e denoncoi sanitaren në media. Prokuroria nisi hetimet për rastin dhe nga kqyrja e kamerave dhe bisedave telefonike, u arrestuan dhe tre infermiere dhe një sanitare tjetër. Ato u mbajtën disa ditë në burg dhe më pas lanë qelinë. Infermieret Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi, u vendos të hetoheshin në gjendje të lirë, bashkë me infermieren tjetër Sidorela Çela.

Po ashtu, nga qelia doli dhe sanitarja Rukije Hoxha. Në burg prej marsit 2021, kishte mbetur vetëm sanitarja Tire Alldervishi, e cila sot fitoi lirinë.

Zjarr Tv Ad