U arrestua pas dëshmisë së pastrueses, Alda Klosit i komunikohet sot masa e sigurisë. Ja çfarë ka kërkuar prokuroria

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alda Klosi do të njihet ditën e sotme me masën e sigurisë pasi u arrestua pak ditë më parë, për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Përfaqësuesit e trupit gjykues kanë shkuar në spital për të marrë gjeneralitetet e Alda Klosit ku ajo po qëndron e shtruar prej pak ditësh pasi shfaqi probleme kardiake pas arrestimit. Tashmë masa e sigurisë do të jepet në Gjykatën e Tiranës në orën 12:00.

Klosi u vu në pranga pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi e cila hodhi poshtë akuzat se i kishte grabitur paratë në shtëpinë e Klosit, duke deklaruar se ato ia kishte dhënë vetë ish-zyrtarja e kryeministrisë për shkak të kërcënimeve nga bashkëshorti.

Zjarr Tv Ad