U arrestua pas dëshmisë së pastrueses. Ja çfarë tha Rozeta Dobi para hetuesve që ‘fundosi’ ish-Këshilltaren e Ramës, Alda Klosi

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit i vuri prangat mbrëmjen e të premtes ish-këshilltares në Kryeministri, Alda Klosit, me urdhër të SPAK, me akuzën e pastrimit të parave.
Burimet thanë se arrestimi i Klosit vjen në një moment që ish-pastruesja e saj e arrestuar bashkë me të birin, Rozeta Dobi, “është zbërthyer” me një dëshmi të gjatë due nxjerrë kështu zbuluar zyrtaren e shtetit shqiptar.

Rozeta Dodi u arrestua pas denoncimit në Polici të familjes Klosi për vjedhjen e një shume 120 mijë euro, por që më pas nga përgjimi i pastrueses, në shtëpinë e kësaj të fundit u zbulua dhe një shumë tjetër e madhe parash, rreth 400 mijë euro.

Mësëohet se Rozeta Dobi ka treguar mes të tjerash para hetuesve se “kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”.

Alda Klosi, mësohet se ka dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur denoncimi për vjedhjen në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte pasur sasi të mëdha parash dhe se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobit dhe djalit të saj ku u gjetën 120 mijë euro në banesë, në një deklarim të dytë, 3 javë pas vjedhjes Alda Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në SHBA.

Zjarr Tv Ad