U arrestua për abuzim me tendera, gjykata merr vendimin për kryebashkiakun e PS

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e PS, Lefter Alla, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu Gjykata ka lënë në burg edhe zëvendëskryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, si edhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Sipas SPAK vlera e tenderit për ujësjellësin per te cilen akuzohet Alla kap shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Burimet thanë se Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut Lefter Alla.





Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim A.K i kompanisë që kryente punimet për ujsjellësin e Bulqizës. Madje, Alla, në shoqëri të biznesmenit A.K ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet në detyrë.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.





Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”, thuhet ne njoftimin e SPAK.





Zjarr Tv Ad