U arrestua për grabitje në Itali, Muhamet Rrumbullaku përjashton efektivin. Policia: Mori leje për arsye shëndetësore!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klisman Nikolli, efektivi 27-vjeçar i arrestuar për grabitje në Itali është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit. Vendimi është marrë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku pas shkëmbimit të informacionit me homologët italianë.

Policia bën me dije se se Nikolli kishte marrë leje për dy muajt e fundit të vitit për arsye shëndetësore, pa të drejtë page. Gjithashtu në njoftim sqarohet se ai është pranuar në Policinë e Shtetit për shkak se është djali një dëshmori të policisë.

“Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë”, thuhet në njoftim.

Babai i 27-vjeçarit të vënë në pranga është Mark Nikolli, i cili ra në krye të detyrës në vitin 2001.

Zjarr Tv Ad