U arrestuan pasi hodhën flakadanë e molotovë gjatë protestës së opozitës, gjykata lë të lirë 4 të rinjtë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masat e sigurisë 4 të rinjtë që u arrestuan pas protestës së opozitës, pasi hodhën lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotovë), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë.

Gjyata ka vendosur detyrim paraqitje për Kindi Toli, 21 vjeç; Andrea Malia, 18 vjeç; Bledar Kola, 37 vjeç; dhe Ismet Stefanis, 33 vjeç.

Kujtojmë se protesta e opozitës, e mbajtur më 20 shkurt, u shoqërua me pak tensioned dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;

– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;

– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;

– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;

– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

Zjarr Tv Ad