U arrestuan si pjesë e grupit “Bajri” gjykata i liron: Nuk ka prova

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për Klaudio Hoxhalliun, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Oaz” ku u prangosen 11 persona si pjesë e grupit “Bajri”

Nga arrest me burg ndaj tij u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Po e njëjta masë është marrë edhe për Denis Brajoviç i arrestuar pak kohë më parë po si pjesë e grupit të rrezikshëm “Bajri”.

Gjykata ka dalë në konkluzionin se për ta nuk provohet akuza për ‘Përkrahje të autorit’ si dhe nuk u provua se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Kujtojmë se Hoxhalliu ishte pronari i ambientit ku u arrestua Safet Bajri, i konsideruar si një nga njerëzit kryesorë të grupit.

Ngjarja

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, goditën në një operacion grupin e Safet Bajrit, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës.

Operacioni i koduar “Oaz” erdhi pas gjashtë muajsh hetime intensive në Shqipëri dhe Holandë ku fshiheshin dhe vepronin anëtarët e grupit. Koka e tij, Safet Bajri, (Rustemi) u arrestua në Tiranë, teksa ishte duke luajtur bilardo në zonën e “Xhamllikut”. Bajri ishte i armatosur, por në momentin e arrestimit është zënë në befasi, duke hedhur pistoletat në dysheme.

Përveç Tiranës, operacioni është shtrirë edhe në Shkodër dhe Roterdam, ku janë arrestuar persona të tjerë. Të arrestuarit janë: Safet Bajri; Behar Bajri, i kapur në Roterdam; Samet Halluni, i kapur në Roterdam; Ilir Rustemi, i arrestuar në operacionin e Shkodrës më 6 shtator; Emrah Plaku, i arrestuar në Shkodër më 6 shtator;

Astmer Bilai, i arrestuar në Shkodër më 6 shtator; Armir Grimaj, i arrestuar në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviç ,i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Zjarr Tv Ad