“U bë kurbani i radhës”, deputeti i njohur zbulon arsyen e fortë pse Dako u la i lirë gjatë zgjedhje lokale

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Arrestimi i ish kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ishte pozitiv por i vonuar”, kështu u shpreh gjatë një interviste deputeti Luan Baçi, i cili shtoi se arrestimi i Dakos ishte i koordinuar mes kryeministrit Edi Rama, SPAK dhe vetë ish kryebashkiakut.

Deputeti demokrat tha se arrestimi i Dakos u ka qëllimisht pas zgjedhjeve të 14 majit, kjo edhe për shkak të influencës që ai ka në Durrës.

Baçi: Është zhvillim pozitiv, i vonuar dhe i koordinuar. Në media flitej prej kohësh për arrestimin e tij. Një koordinim i mirë mes Kryeministrit, SPAK dhe Dakos.

Dako një personazh i super përfolur. Besoj e vutë re komentin e kryeministrit, nuk u shpreh që Dako është një miku im personal. Sot nuk e shpalli më mik.

Rama ka arritur të krijoj grup parlamentar në burgje, me ministra, deputetë.

Nuk është ndonjë lajm i madh. Lajm i madh do ishte kur të thirrej Rama në SPAK për aferat korruptive.

Arrestimi i Dakos ishte i parapërgatitur, nuk është më anëtar kryesie, nuk mban asnjë pozicion dhe pasi është lënë disa vite në harrese arrestohet se nuk i prish më punë Ramës dhe mazhorancës. E qëllimtë ka qenë pas zgjedhjeve të 14 majit, si një njëri me influencë, ndikimi tij iu desh edhe për zgjedhjet. Dhe pas zgjedhjeve u bë kurbani i radhës.

Zjarr Tv Ad