U bëmë “gazi i botës”… hakerat po na qajnë hallin

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër skandal me të cilin po përballemi është publikimi i të dhënave personale.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar pasditen e së hënës numrat e telefonit dhe të kartave të identitetit të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë.

Në mesazhin e hakerave thuhet:

“Loja është gati për të filluar. Tani njerëzit do e kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre.

Kjo është hera e disatë që grupi i ashtuqujtur “Drejtësia për Atdheun” ka publikuar dokumente të rëndësisë të veçantë që cenojnë sigurinë kombëtare.

Më herët, piratët kibernetikë publikuan e-mailet nga posta elektronike e kryeministrit Edi Rama dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pas sulmit që i bëri sistemit të e-albania dhe të gjithë sistemit kompjuterik të qeverisë.

Fill pas sulmit, kryeministri Rama tha se të dhënat e institucioneve shtetërore nuk ishin fshirë dhe se sulmi ishte zmbrapsur.

Për të mbrojtur të dhënat, Shqipëria ka marrëveshje me një kompani amerikane, ndërsa kërkoi ndihmën e ekspertëve të FBI për këtë çështje.

Ky është skandali i radhës që ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Në fund të vitit të kaluar u publikuan pagat e qindra mijëra punonjësve në biznese private dhe në shtet, targat e makinave apo edhe nxjerrja ne shitje e numrave te telefonit. Ndërkohë në prill të vitit të kaluar, u zbulua një databazë që provonte se edhe Partia Socialiste kishte abuzuar me të dhënat personale të shqiptarëve në funksion të sistemit të patronazhimit.

Zjarr Tv Ad