‘U bëra xheloz për gruan kur e pash të …’/Aktori Genc Fuga rrëfen momentin e vështirë të martesës

0
686
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Genc Fuga, së fundmi ka bërë një nga rrëfimet më të sinqerta të karrierës së tij, në limuzinën e emisionit ‘Glamour Zone’ ai foli për situatën e vështirë ekonomike në të cilët ndodhet si dhe momentin më të vështirë të martesës që ka të bëjë me xhelozinë.

Genci zbuloi se për të ka qenë shumë e vështirë kur pa xhirimet e serialit ‘Snob’, ku bashkëshortja e tij kishte një skenë me puthje. Por siç dhe Genci shpjegon, xhelozia ka ardhur si një moment dobësie nga ana e tij.

‘Kam zbuluar që më shpejt jam bërë unë xheloz për Enin, se ajo për mua. Ky ishte moment i vështirë, sepse haptazi kisha humbur besimin te vetja, kështu që automatikisht e humba edhe tek ajo. Mëpas më duhej të gjeja besimin te të dy ne. Pra vet u prisha, vet u korrigjova në këtë drejtim. ‘‘ u shpreh Genc Fuga.

Zjarr Tv Ad