U betua përpara Mbretëreshës Elisabeth, Lizz Truss bëhet kryeministrja e parë që do të japë dorëheqjen te Mbreti Charles

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja britanike Liz Truss ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte duke qëndruar në detyrë vetëm 44 ditë.

Asaj iu kërkua të formonte një qeveri në fillim të shtatorit, pas fitores në zgjedhjet e brendshme të Partisë Konservatore. Truss u betua përpara Mbretëreshës Elizabeth II në kështjellën Balmor, dy ditë para vdekjes së saj më 8 shtator.

Tashmë kryeministres në largim, do të duhet ta dorëzojë dorëheqjen e saj përballë Mbretit Charles.

Kjo do të ndodhë në momentin kur monarku do t;i kërkojë pasardhësit të Truss që të formojë një qeveri të re.

Mbreti Charles III si sovran luan një rol të rëndësishëm kushtetues në emërimin e një kryeministri të ri. Enciklopedia Mbretërore thotë se emërimi i një kryeministri është “një nga të paktat prerogativa personale të mbetura të sovranit”.

Mbreti foli me Truss në telefon, kur ajo e informoi atë se po jepte dorëheqjen, në të njëjtën ditë kur mbante prezantimet e para të kredencialeve të mbretërimit të tij në Pallatin Buckingham.

Prezantimet e kredencialeve janë audienca me ambasadorë të sapoemëruar ose komisionerë të lartë, të cilët ia dorëzojnë letrat kredenciale ose komisionet e tyre monarkut.

Zjarr Tv Ad