“U çmalla me Isa Boletinin”- Meta del nga presidenca dhe tregon se çfarë diskutoi me Berishën në selinë blu: Folëm për rikthimin e demokracisë! Për zgjedhjet dhe protestat…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë ka zbardhur diskutimet me Sali Berishën në selinë blu duke theksuar se fokusi kryesor kanë qenë protestat, zgjedhjet dhe rikthimi i demokracisë.

Pas takimit me Bajram Begajn, Meta u shpreh se është  çmallur pas rikthimit në presidencë me portretin e Isa Boletinit. Ndalur te data e zgjedhjeve Meta tha se çdo datë është e pranueshme për Partinë e Lirisë.

“Të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë si kandidatë duhet të dinë datën e kësaj feste të demokracisë. Për mua çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se prej 4 vitesh kemi një pushtet vendor të paligjshëm.

Mjafton të shikoni aferën e Inceneratorëve në Sharrë dhe shumë dëme të mëdha që i janë bërë Tiranës dhe jo vetëm asaj. Por në çdo rast një parti do të marrë pjesë sikur të gjitha të  bojkotojnë. Ajo është PL.

Me Zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Për rikthimin e demokracisë. U çmalla me Isa Boletinin që ia kam marrë zotit Ruçi. U gëzova që është në presidencë akoma. Më dha kujtime shumë të bukura”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad