U dëmtua gjatë tërmetit, nis shembja e bllokut të pallateve tek “Myslym Keta” në Tiranë, banorët: Nuk morëm dot sendet tona/ Reagimi i Sali Berishës

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forca të shumta policie dhe fadromat e IKMT kanë zbarkuar këtë të hënë në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë për të shembur një bllok pallatesh.

Mësohet se njëri prej këtyre pallateve, është klasifikuar si i pabanueshëm që pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe vendimi është marrë që të shembet i gjithë blloku i pallateve.

Mësohet se UKT dhe OSHEE ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe drita dy ditë më parë për banorët e pallatit.

Por vendimi ka hasur në kundërshtinë e banorëve të cilët kanë thënë se nuk kanë marrë dot as sendet e tyre, pasi janë shembur shkallët e pallatit.

Një nga banorët që ka folur për News24 ka treguar se brenda banesës i kanë mbetur sende të tyre, veshjet dhe se u kanë prishur shkallët.

“E gjetëm shtetrrethim. Ky është shteti jonë. Nuk kemi marrë sendet tona”, tha ai.

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar me ane te nje postimi ne Fcebook ku shkruan:

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë!

Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra.

Akt i shëmtuar,” shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad