U dënua me 10 vite burg në shkallën e parë, sot pritet vendimi final për Nevaldo Hajdaraj

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë për në orën 13:30 seanca ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, ngjarje kjo e ndodhur në Dhjetor të 2020-tës. Ditën e sotme do të shpallej vendimi Hajdarajt në apelin e Tiranës, por seanca u shty pasi do ridëgjohen edhe njëherë palët.

Më 8 mars 2022 si mbrojtja dhe prokuroria kanë lexuar pretendimet e tyre, por si pasojë e një defekti në audio ato nuk ishin regjistruar dhe procesvervali cilësohet i pavlefshëm. Për këtë shkak mbrojtja dhe akuza do të japin edhe njëhërë tjetër pretendimet e tyre e më pas do jepet vendimi.

Kujtojmë se Gjykata e shkallës së parë të Tiranës, e dënoi Hajdarjan me 15 vite burg, ku si pasojë e gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, duke përfunduar në 10 vite pas hekurave. Vendimi irritoi familjarët e Klodian Rashës, i cili u qëllua pabesisht pas shpine, nga ana e efektivit të policisë, me pretendimin se kishte thyer orën policore, të vendosur si masë parandaluese për përhapjen e infektimeve Covid19.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i Shqiponjave në Laprakë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 01:10, pas mesnate. Sipas familjarëve, ai kishte dalё nga shtëpia për të blerë një paketë cigare. Në rrugicën afër banesës, ai u përball me patrullën e repartit “Shqiponja”. Pas pesë minutash ndjekjeje nga policia, Rasha u qëllua me armë nga Hajdaraj.

Pamjet filmike tё kamerave tё sigurisё treguan se, mes Klodian Rashës dhe policit, Nevaldo Hajdarajt, ka pasur një përplasje fizike. Pas kësaj polici ka qëlluar drejt 25-vjeçarit me armë. Sipas dosjes së Prokurorisë, Hajdaraj e ka parë se Rasha nuk ka pasur armë me vete, megjithatë ai ka nxjerrë pistoletën e shërbimit duke qëlluar ndaj tij. Vrasja e 25-vjeçarit në lagjen e tij shkaktoi reagime të shumta te qytetarët dhe protesta në disa qytete në vend.

Zjarr Tv Ad