U dënua me 17 vite burg, Francesco Becchetti ankimon vendimin e Gjykatës së Tiranës

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Tiranës, e cila e dënoi me 17 vite burg. Ankimim të vendimit kanë bërë edhe bashkëpunëtorët e tij, edhe ata të dënuar me burg.

Beccheti është dënuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh përmes një skeme mashtrimi me TVSH me vlerë rreth 38 milion euro. Për ortakun italian të Becchetit, Mauro de Renzis gjykata ka dhënë 16 vite burg. Me 8 vite burg është dënuar Liliana Condomitti, nëna e biznesmenit Beccheti dhe 8 vite burg për financieren Erjona Troplini. Ndërsa Stavri Peçi dhe Fetah Dervishi janë dënuar me nga 2 dhe 3 vite burg përkatësisht, i konvertuar në shërbim prove.

Vetëm pak kohë më parë, biznesmeni italian fitoi gjyqin në Strasburg që e detyron Shqipërinë t’i paguaj atij 110 milion euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Qeveria vendosi mbylljen e televizionit “Agon Channel” në pronësi te Becchetit në vitin 2015, pasi ngriti akuzat ndaj tij për mashtrim me TVSH përmes disa kompanive fiktive, pjesë e së cilës ishte edhe nëna e tij.

Zjarr Tv Ad