U dënua me 3 vite shërbim prove për ndërtim të paligjshëm, Manja takohet me Bojken Lakon: Do bëjmë që mos të shihet si…

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësië Ulsi Manja ka takuar ditën e sotme këngëtarin Bojken Lako, i cili u dënua me tre vite burg, të konvertuar në provë, për kryerjen e disa punimeve pa leje në studion e tij muzikore.

Ka qenë Manja i cili ka postuar disa foto me Lakon, ku thotë se ranë dakort me Bojkenin për një projekt mjaft interesant që do të sjellë gjatë shërbimit të provës.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkruan Manja.

Zjarr Tv Ad