U dënua me 40 orë pune publike, zbardhet kërkesa e Prokurorisë për poeten e njohur: Po ndërtonte pa leje objekt dy katësh me kolona betoni

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti u dënua me 40 orë punë publike, pasi i gjet fajtore me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Në kërkesën e Prokurorisë, drejtuar gjykatës argumentohet se në pronën e saj poetja ishte duke ndërtuar një objekt me dy kate pa marrë më parë një leje ndërtimi.

“Nga ana e policisë gjyqësore është konstatuar një objekt i papërfunduar, dy katësh me kolona betoni dhe në atë moment nuk po kryheshin punime ndërtimi”, thuhet në kërkesën e Prokuroriësë, raporton BË.

Kërkesa e prokurorit

“Mbi bazën e referimit të ardhur nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë, në datën 28.10.2021, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.7751 në ngarkim të shtetases Mimoza Ahmeti, që bën fjalë për veprën penale ‘ndërtim i paligjshëm’, të parashikuar nga neni 199/a/2 të Kodit Penal.

Në datën 14.02.2022 është regjistruar emri i shtetases Mimoza Ahmeti si autore e veprës penale të parashikuar nga nen 199/a/1 të Kodit Penal.

Rezulton se në datën 23.09.2021, në sallën operative është marrë njoftim nga Policia Bashkiake Tiranë se në fshatin Petrelë, Njësia Administrative Petrelë-Bashkia Tiranë po kryheshin punime ndërtimi pa leje. Menjëherë pas marrjes dijeni nga ana e tyre janë nisur verifikimet për të verifikuar ligjshmërinë e këtyre punimeve”, bën të ditur prokurori.

Sipas kërkesës së tij, pas shkuarjes në vendin ku ndodhej ndërtimi nga ana e policisë gjyqësore është konstatuar një objekt i papërfunduar, dy katësh me kolona betoni dhe në atë moment nuk po kryheshin punime ndërtimi.

“Sipas informacioneve të marra kjo banesë i përkiste shtetases Mimoza Ahmeti. Nga ana e policisë gjyqësore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes të ndodhur në fshatin Petrelë, Njësia Administrative Petrelë, ku është konstatuar një objekt dy katësh, i papërfunduar dhe në momentin e këqyrjes nuk po kryheshin punime”, thuhet më tej.

E pyetur lidhur me këtë fakt shtetasja Mimoza Ahmeti ka deklaruar se punimet janë kryer në vendin e shtëpisë së saj ekzistuese e cila u shemb nga tërmeti.

Sipas prokurorisë, ajo disponon certifikatë pronësie për pasurinë me nr.524/1/1 ZK 2947 Tiranë me sipërfaqe totale 300 m2. Në lidhje me këto punime ajo deklaron se është në procedurë për të marrë lejen e rindërtimit dhe punimet janë kryer nga muaji maj i vitit 2021.

“Lidhur me këto punime është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë Tiranë, e cila me shkresë të datës 7 shkurt 2022 informon se ‘nga verifikimi i sistemit elektronik e-lejet konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, leje rindërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës së dëmtuar nga fatkeqësia natyrore me ose pa shtim në volum, si dhe deklaratë paraprake për kryerje punimesh nga shtetasja Mimoza Ahmeti’”, deklaron Prokurori.

Sipas tij, akuza në ngarkim të të pandehurës Mimoza Ahmeti provohet plotësisht me provat e mbledhura gjatë hetimeve paraprake si proces-verbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, tabela fotografike, raport shërbimi i dt.23.09.2021, përgjigje e IMT Bashkia Tiranë etj.

PËRGJIGJA PËR LEJEN

Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë bashkisë Tiranë në kthimin e përgjigjes për prokurorinë deklaron se nuk ka aplikim për leje nga shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

“Nga verifikimi i sistemit elektronik e-lejet konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, leje rindërtimi, rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës së dëmtuar nga fatkeqësia natyrore me ose pa shtim në volum, deklaratë paraprake punimesh për shtetasen Mimoza Ahmeti”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Bashkisë Tiranë.

Zjarr Tv Ad