U dënua me burg përjetë për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, shtyhet gjyqi për Arben Grorin

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nis me shtyrje procesi gjyqësor ndaj Arben Grorit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës ka shtyrë seancën, pasi Grori dhe prokurori i çështjes nuk është paraqitur në sallë.

Procesi është rihapur me kërkesë të Grorit me shpresën se nga burgim i përjetshëm do të dënohet me 25 vite. Tashmë kjo çështje është në pritje për tu gjykuar nga gjyqtarja Valdete Hoxha.

Kush është Arben Grori?

Arben Grori është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, në bashkëpunim me Gerd Gjinarari, i njohur si “Gjenerali”. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori.

Grori u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, për një krim që vetë ai nuk e pranoi kurrë.

Më pas vendimi u njoh edhe nga drejtësia shqiptare.
Ndërsa Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit.

Tanimë pas 18 vitesh, Grori kërkon lirinë dhe gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të rihapë çështjen e tij, duke i dhënë të drejtë për rishikimin e vendimit dhe gjykimin e Grorit në fazën fillestare.

Zjarr Tv Ad