Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua më 29 maj nga katër persona në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, do të transportohet me avion në Athinë.
Burime bëjnë me dije se kjo lëvizje është bërë me kërkesë të familjarëve, të cilët i kërkuan spitalit të Traumës se donin ta nisnin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.
Kujtojmë që Mëngjesi, shkoi në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por gjendja e tij u përkeqësua disa orë më vonë, duke bërë që të futet në koma artificiale.
Sipas bluzave të bardha te Trauma, Mëngjesit i është bërë një skaner dhe është parë një ulje e ënjtjes në tru.
Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.
Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.
Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim.