Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, dha gjatë kësaj jave dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbante në Lëvizjen Socialiste për Integrim. I pyetur në një intervistë për “Neës24”, se nëse e ardhmja e tij politike do të ishte në PS, ai u përgjigj në një mënyrë diplomatike duke e lënë rrugën të hapur
Rama tha se PS është shtëpia e tij dhe nuk ka pse t’i japë llogari askujt për raportet e tij me Partinë Socialiste.
“Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se çfarë do të bëj në raportin tim me PS. E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt”, tha Luan Rama.