U ekzekutua me breshëri plumbash në Prishtinë, familjarët mesazh që të këput shpirtin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme Prishtinën, teksa dy persona janë vrarë me breshëri kallashnikovi dhe dy të tjerë ndodhen të plagosur rëndë në spital.

Familjarët e viktimave kanë lënë mesazhe prekëse për humbjen e njerëzve të tyre, ndërsa kanë thënë se ngjarja i ka shkatërruar.

Njëri prej viktimave ishte Bashkim Mehmeti, të cilin familjarët e kujtojnë si një njeri, që u qëndruar gjithmonë pranë në momente të vështira. Njëri nga familjarët e tij ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij Facebook.

“Ohh bre Baki, si të pajtohem që nuk je më, ty që të pata vëlla, ty që të pata afër çdo herë që isha e mërzitur, ty që më vizitoje shpesh, nuk do të jesh fizikisht me mua, por në zemrën time do të jesh përherë. Pusho i qetë më i mirë”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë, nga QKUK kanë konfirmuar se gjendja e dy të plagosurve të tjerë është shumë e rëndë.

Zjarr Tv Ad