U ekzekutua sot në Holandë, kush ishte Festim Lato

0
16

 

Festim Lato, President i vetëshpallur i republikës së Çamërisë, prej 25 vitesh jetonte në Holandë. Ai njihej si biznesmen, por edhe si një ndër aktivistët më në zë për çështjen çame.

I lindur në Vlorë, Lato, ishte zhvendosur në Holandë, ndërsa Republikën e Çamërisë, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, do të shprehej Festim Lato pak vite më parë.

Veprimtaria e Shpëtim Lato ka tërhequr vëmendjen e mediave të ndryshme.

Në mediat greke është përfolur gjatë për Festim Lato duke e cilësuar atë si një person të rrezikshëm për Greqinë pasi ky individ ka kërcënuar shtetin Grek se do ti shpërbëjë pasi nuk ja u fal atë që Greqia i ka bërë popullsisë Çame, ku shteti grek është në gjyq të hapur me Festim Lato në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit.

Në politiken greke, Festim Lato njihet si nje kripto Hebre, i cili është i lidhur ngushtë me Zionistët. Ndërsa politika shqiptare ka mbajtur thuajse qëndrim pasiv kundrejt Festim Latos dhe shpesh herë bllokues ku ai i ka bërë thirrje popullit që ti besojnë atij për një projekt që ai ka paraqitur për të krijuar një Shqipëri ku çdokush do ta kishte ëndërr të jetonte, duke përfshirë edhe territorin e Çamerisë.

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.