U emërua katër ditë më parë, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Hetimit Tatimor

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Silvana Lamaj, e cila u emërua, vetëm katër ditë më parë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, është shkarkuar nga detyra.

Burime për Fax News bëjnë me dije se Lamaj është shkarkuar ditën e sotme, pas reagimeve të shumta për figurën e saj pasi më herët kishte punuar për Lulzim Bashën në bashki dhe Halim Kosovën në fushatë.

Kujtojmë që në 10 nëntor të 2014 nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Lamaj ishte gjobitur për mosdeklarim të pasurisë.

 

Zjarr Tv Ad