Një 52-vjeçar britanik, ka rënë pre e një mashtrimi të madh, të inskenuar nga e fejuara e tij nga Ukraina.
Ai para disa kohësh u fejua me 32-vjeçaren, duke pretenduar se do të niste një jetë të re. Por, e reja e ka mashtruar burrin, duke i grabitur plot 250 mijë dollarë. BBC shkruan se; britaniku u njoh me të renë ukrainase nëpërmjet rrjeteve sociale. Ata nisën të zhvillonin takimet e para dhe gjithçka dukej se po shkonte mirë. 52-vjeçari i kërkoi vajzës që ajo të linte Ukrainën dhe të bashkohej me të në Britani, në mënyrë që të nisnin një jetesë të re. E kështu u bë. E reja e quajtur Irina u shpërngul në ishull, ndërsa muajt e parë mes tyre rezultuan mjaft të lumtura.
Shpejt dhe u martuan, por e gjitha, rezultoi të ishte një farëse e madhe. BBC shkruan, se Irina i vodhi burrit 250 mijë dollarë, duke bindur 52-vjeçarin të blinte një apartament, e cila në realitet kushtonte shumë herë më pak se sa shumë James transferoi në llogarinë bankare që Irina i kishte dhënë.
“Unë kisha të gjitha dokumentet bankare për transfertat dhe mesazhet Viber midis nesh. Isha i sigurt se çështja do të zgjidhej. Pse duhet ta besoja atë, jam treguar idiot”.
Irina u mor në pyetje nga policia, por pavarësisht nga dokumentet e James, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj. Progresi i vetëm ka qenë, se pasi martesa e tyre u shpall false, ai u emërua pronari i vetëm i apartamentit prej 63,000 dollarësh.
Ai po e mban apartamentin me shpresën se vlera e tij do të rritet pasi të mbarojë pandemia e Covid-19, shkruan BBC.