Taulant Seferi ka qënë një ndër elementët më të rëndësishëm të skuadrës së Tiranës sezonin e shkuar.
Kjo ka bërë që për futbollistin të ketë interes nga skuadra të ndryshme për të marrë shërbimet e tij. Politika e klubit bardheblu ka qënë e tillë që do të dëgjonte oferta për futbollistët e saj vetëm pas përfundimit të Kupave të Europërs. Ditët e fundit Seferi nuk është paraqitur në stërvitje me skuadrën dhe kjo ka bërë që të aludohet për një largim të mundshëm të futbollistit.
Megjithatë ka qënë vet sulmuesi i kombëtarës që i ka hedhur poshtë këto zëra duke postuar në rrjetet sociale një foto nga palestra dhe ku shkuruan edhe emrin e klubit.
Kjo nuk e përjashton mundësinë e largimit të Seferit gjatë kësaj merkatoje por për momentin sulmuesi është i bardhebluve.