U gjet e braktisur në rrugë, mijëra njerëz në radhë për të birësuar vogëlushen

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 1000 persona kanë shfaqur interes për të birësuar një bebe të gjetur të braktisur në një rrugë pranë Atlantës, SHBA, e mbështjellë me një qese plastike.

Autoritetet konfirmojnë se vogëlushja, e quajtur India, thanë se vetëm në shtetin e Xhorxhias janë 200 familje që duan ta birësojnë.

Foshnja u gjet mbrëmjen e 6 qershorit nga dy motra, Kyler dhe Kyla Ragatz, të cilat kontaktuan menjëherë policinë.

Foshnja kishte ende të paprerë kordonin umbelikal, por nuk kishte lëndime.

 

Video e shpëtimit, regjistruar nga kamera që efektivi i policisë mbante në trup, u publikua vetëm të enjten.

Pavarësisht vëmendjes së madhe dhe interesimit për t’u kujdesur për foshnjën, policia vazhdon të kërkojë nënën biologjike, për të mësuar historinë e vërtetë të braktisjes së Indias.

 

Zjarr Tv Ad