U gjet e masakruar në një pyll të Francës, familjarët në Berat i japin lamtumirën 37-vjeçares

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë pas vra sjes, ka mbërritur pranë familjes në Berat, trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një pyll të Francës. Pasi u dha lamtumira në shtëpinë e nënës së saj, në orën 14:00 trupi i pajetë i 37-vjeçares u përcoll për në banesën e fundit. Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se, nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri. Ata pohojnë se, janë kredhur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë. Fatimeja, mes lotësh, kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat por askush nuk ia solli. Ishte pikërisht data 25 dhjetor kur nëna e një djali 3 vjeç, u gjet e vr arë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë pro stitutë, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, ndërkohë që autori, një klient, ka pranuar kr imin.

Zjarr Tv Ad