U gjet i vrarë në makinë, 32-vjeçari nga Tepelena u vra nga miku i tij

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

32-vjeçari, Sokol Rama,  që u gjet i vrarë brenda makinës së tij në një humnerë në malet e Përmetit me 19 shkurt është vrarë nga shoku i tij.

Roland Milo, i arrestuar dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij, ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij.

Deklaratën e ka dhënë  para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, ku u transportua dje në mbrëmje.

Megjithatë mësohet se Milo nuk ka ka thënë detaje mbi arsyet e këtij krimi.

Policia krijoi bindje përmes provave të pakundërshtueshme se Milo është autor i vrasjes.

Atij iu gjet arma tip kallashnikov model 56, me të cilën kreu vrasjen, si dhe rrobat e trupit të viktimës, në të cilat ishin dhe gjurmë të tijat.

Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit. Ai ishte me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i policisë Gjirokastër 

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datë 19.02.2019, ku në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Lugu  i Thellë” u gjet trupi i pajetë i shtetasit S.R.(i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”), nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit,  u bë ndalimi i shtetasit R.M. Nga hetimet e kryera ky shtetas rezulton të jet autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit S.R.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasja me dashje”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe ” Fshehje ose asgjësim i kufomës”, parashikuar nga nenet 76, 278 dhe 303 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad