U godit nga tifozët e kuq, ja gjesti i fotografit të Flamurtarit

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përpara fillimit të takimit Flamurtari-Partizani, ka ndodhur një episod vërtet interesant mes fotografit të Flamurtarit, Shkëlqim Ramaj, dhe ultrasve të kuq, që ishin vendosur në sektorin e tyre të stadiumit “Flamurtari”.

Fotografi Ramaj, i shoqëruar nga menaxheri Amarildo Dajlani, është afruar poshtë tribunës së “Guerrils” dhe ka duartrokitur duke vënë dorën në zemër, ndërsa po ashtu ia kanë kthyer dhe tifozët e Partizanit. Kujtojmë që në fazën e tretë, u regjistruan incidente dhune mes Shkëlqim Ramajt dhe disa tifozëve të Partizanit, që reaguan pas provokimit të vlonjatit duke hyrë në fushë dhe duke goditur Ramajn. Ai sherr dhe ajo situatë u shua shpejt falë dhe ndërhyrjes së tifozërisë së organizuar të Partizanit, e cila nuk lejoi që incidenti të përshkallëzohej edhe më tej. Gjithsesi, pas gjestit të sotëm, duket se ai incident i shëmtuar tashmë i takon së shkuarës.

 

Zjarr Tv Ad