“U hap sheshi për përshesh”, Rama “nuk i trembet protestës”: Edhe 4 vjet të zgjaste, asgjë nuk do bëja! MASAT e Qeverisë për të përballuar krizën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur pasditen e kësaj të shtune se nuk do të kishte bërë asgjë, edhe nëse protesta që ka nisur prej katër ditësh do të zgjaste 4 vjet. Duke folur për protestuesit, tha se ata “kujtojnë se u hap sheshi të bëhet përshesh”.

“Dhe 4 vjet të zgjasë kjo protestë asnjë gjë tjetër nuk do bëj përveç shprehjes së keqardhjes për militantët e bunkerit të lirisë, që krijojnë turmën sharëse. Sa herë kujtojnë se u hap sheshi të bëjnë përshesh. U erdhi dita të përmbysin klasën politike. Kujtojnë se u hap sheshi për të bërë përshesh.

Te çdo kush që më akuzon për vjedhje unë shikoj një hajdut sepse nuk mund t’i thuash tjetrit hajdut pa prova. Gënjeshtra nuk ju them kurrë atyre që më kanë dhënë besimin për të udhëhequr. Apeli im është se këtë luftë duhet ta përballojmë të bashkuar, jo të ndarë. Të bashkuar te e vërteta, ne kemi opinione të ndryshme por jo fakte të ndryshme”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Zjarr Tv Ad