Rruga e Arbrit, e inaguruar vetëm pak orë më parë, është bllokuar për shkak të dëborës. Sipas deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi, i cili ka publikuar edhe një video, qindra qytetarë kanë ngelur të bllokuar në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).
“Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri
Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.
Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).
Kjo është Qeveria e Show-ve e reklamave dhe tamtameve.
Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit”, shkruan Gjunkshi.