Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët, Aurelin dhe Alesjon që u hodhën nga dritaret e pallatit në Thumanë, për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.
Pasi lanë spitalin, për të rifilluar rrugën e jetës, Rama ka udhëtuar së bashku me ta drejt Torinos, ku ka rezervuar një takim me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.
Aureli dhe Alesjo morën edhe një kujtim të bukur, dy fanella me autografe nga dy futbollistët e njohur.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🇦🇱Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤🙏❤https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 6. Dezember 2019