U hoq tarifa për mbetësit, Nikolla: Grup pune për tre kërkesat e tjera

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Nikolla ka njoftuar se ka marrë një kërkesë nga Këshillat studentorë për 3 pikat e tjera që janë kushtet e vendosura nga studentët. Ministrja tha se është dakord që pas shfuqizimit të VKM, që ishte kushti i parë, të ngrihen grupe pune për zgjidhjen e tre çështjeve të tjera, me pjesëmarrjen edhe të studentëve.

E ndërsa pranoi kërkesën e parë për shfuqizimin e pikës 4 të vendimit nr. 288 për heqjen e tarifës për studentët që kanë lëndë të mbartura, ministrja Nikolla përmes një deklarate për mediat në një dalje të dytë u shpreh se do të ngrihet një grup pune për tre kërkesat e tjera.

“Është e vërtetë që kemi kohë që presim, angazhim për zbatimin e reformës në arsimin e lartë. Kjo protestë tregoi sesa pak informacion dhe komunikim kishte te studentët për gjithçka. Ndaj më shumë sesa rëndësia për heqjen e pikës 4 të VKM, kjo protestë ia vlejti për të ngjallur më shumë refleksion. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentore që më thotë se për kërkesat 2, 3, dhe 4 të ngrihet një grup pune nga këshillat studentorë, ministria dhe studentët. Kjo është rruga e duhur për të përmirësuar gjithçka dhe një dialog me të vërteta”tha Nikolla.

Tre kërkesat e studentëve për të cilat Nikolla tha se do të ngrihet grup pune janë; Përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Zjarr Tv Ad