U kap me pistoletë në Bllok e mashtroi në Vlorë, gjykatat caktojnë arrest shtëpie për presidentin e Turbinës

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka dhënë ‘arrest shtëpie’ për presidentin e Turbinës (Cërrikut), Gentian Gjokën, për veprën penale armëmbajtje pa leje. Ndërkohë Gjykata e Vlorës, për Gjokën ka dhënë të njëjtën masë sigurie për shkak se presidenti i Turbinës akuzohej për mashtrim. Masa për Gjokën është dhënë ditën e shtunë në Tiranë dhe Vlorë.

Presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora është arrestuar mbrëmjen e 19-dhjetorit  në zonën e Bllokut, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë. Operacioni sipas policisë u bë pas informacioneve nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri.

Më pas nga verifikimet rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari të policisë së Vlorës për mashtrim. Edhe pse në kërkim ai lëvizte i qetë dhe madje i armatosur në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë.

Zjarr Tv Ad