U kap pa rrip sigurimi në makinë, policia ndëshkon Kryeministrin britanik, gjoba deri në 500 paund

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lancashire në Mbretërinë e Bashkuar ka gjobitur Kryeministrin Rishi Sunak, pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit, ndërsa ishte pasagjer në një makinë në lëvizje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, policia e Lancashire njofton se 42-vjeçari është gjobitur sipas ligjeve në fuqi. Kujtojmë se në Britaninë e Madhe, nëse dikush kapet duke mos mbajtur rripin e sigurimit gjobitet deri në 500 paund.

Në rastin konkret nuk dihet se sa është gjobitur Kryeministri britanik, i cili ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi” që hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

Z. Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, teksa shtoi se kryeministri “beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”.

Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, Z. Sunak të shihet duke iu drejtuar kamerës, ndërsa makina e tij u shoqërohet me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond.

Mosvendosja e rripit të sigurimit në Angli sjell një gjobë maksimale prej 500 paund. Por ka disa përjashtime, si p.sh. kur një makinë përdoret për shërbime policie, zjarrfikëse dhe shpëtimi, dhe për çështje të certifikuara mjekësore.

Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur është i disponueshëm mund të gjobiten në vend me 100 paund dhe kur çështja shkon në gjykatë, gjoba mund të rritet në 500 £.

Qeveria ka forcuar rregullat e rripit të sigurimit për shkak se shifrat e fundit të Departamentit të Transportit, treguan se rreth 30% e njerëzve të vrarë në makina në rrugë në vitin 2021 nuk e kishin vënë atë.

Zjarr Tv Ad