U kapën me heroinë, lihen në burg 3 nga 4 trafikantët

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre nga katër shtetasit e arrestuar  gjatë operacionit të koduar “Vollga” në Tiranë, ku u sekuestruan 5 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar.

Operacioni u finalizua në hyrje të Tiranës nga vjen nga Elbasani pranë rreth rrotullimit të Saukut ku policia ndërhyu pas dyshimit për një dekonspirim. Gjykata Durrës pranoi dhe la në fuqi kërkesën e prokurorisë Durrës për çështjen e prokurorit Madrid Kullolli për vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës se sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Besmir Dashi, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Rrajcë Librazhd, i pa dënuar, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.
Amir Troci, lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz Tiranë, i pa dënuar, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.

Nexhmi Uka, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i dënuar për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.

Ndërkohë për Alban Raitën, lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz Tiranë, i padënuar, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitja e narkotikëve”, gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm ndalimin dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” një herë në muaj.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Vollga’ janë sekuestruar 5 kg të dyshuar heroinë, një sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

 

Zjarr Tv Ad