U kthye në shtëpi pas ceremonis së funeralit të saj

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua që besohej se kishte ndruar jetë është shfaqur para policisë, pasi familja i bëri funeralin në qytetin indian të Patiala në Punjab.

Policia po hetonte rastin si një vrasje pasi trupi i një gruaje u gjet në Patiala-Sangrur.

Familja identifikoi trupin si të vajzës së tyre, Naina Rani, e cila sipas tyre ishte larguar nga shtëpia me të dashurin.

Ata akuzuan të dashurin e Ranit për vrasjen e saj.

Policia tha se viktima ishte mbytur pasi kishte shenja në qafë.

Pasi familja identifikoi trupin, policia ia dorëzoi për ta kryer ritet e fundit.

Por për habinë e tyre, Naina Rani u rikthye në shtëpi me një mik të sajin.

Policia tha se bëhet fjalë për ngatërrimin e identitetit të saj.

“Kur policia pyeti prindërit e Nainas, ata thanë se meqënëse fytyra e saj ishte gjymtuar e identifikuan trupin në bazë të byzylykëve dhe stolive të tjera që mbante.

Edhe burri i Nainas ndodhej në morg në atë kohë,”-tha oficieri i policisë  Jaswinder Singh Tiwana

Ai shtoi se policia kishte bërë të gjitha procedurat, por duket si një rast i ngatërrimit të identitetit.

“Ne do indetifikojmë gruan qe kishte ndruar jetë nga ADN-ja dhe mostrat e gjurmave të gishtave.

Kemi mbledhur mostrat e flokëve dhe të dhëmbëve gjatë autopsisë,”-tha Tiwana.

 “Krimi është kryer në një vend tjetër dhë më pas trupi u hodh në Patiala .

Zjarr Tv Ad