U la jashtë listës së sigurtë, Dash Sula braktis PD-në, hyn te lista e Adriatik Lapajt

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka hyrë në listën e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj “Nisma Shqipëria Bëhet” në Elbasan, duke braktisur në minutat e fundit Partinë Demokratike.

Sula u la jashtë listës së mbyllur në Elbasan nga PD, ndërkohë që atij iu ofrua një vend në listën e hapur, të cilin e ka refuzuar.

Deputeti deklaroi se është lënë jashtë listës së mbyllur pasi është “Spakist”, pra mbështet SPAK-un. Ndërkohë Sali Berisha, i pyetur lidhur me kandidimin e Sulës, deklaroi se ai nuk është përjashtuar, por shtoi se nuk kishte mundësi për listë tjetër.

“Kjo listë këto mundësi kishte. Në listën e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta. Nuk kam folur me zotin Sula. Unë kam mijëra mesazhe në telefon, nuk e përjashtoj mundësinë që më ka shkruar. Por ajo që mund të them është se është njeri i respektuar,” tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad