“U la pezull” nga Basha, Belind Këlliçi s’bën kthesë: Vendimet e kryedemokratit janë nul, zgjodha FRPD

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili u pezullua nga Kryesia e PD ka thënë se vendimet e kreut të PD-së janë “nul”. Ai tha në një lidhje Skype në “Top Talk” se ky vendim nuk ka asnjë vlerë, pasi ka zgjedhur që të jetë me demokratët dhe me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

“Për mua është vlerësim ky vendim. Jam i lumtur dhe nuk mund të jem pjesë e shoqatës së Lulzim Bashës.

Për mua është nul, nuk ka asnjë vlerë. Kam zgjedhur të jem me demokratët, me bazën, me të rinjtë e Forumit Rinor dhe për mua ky është rrugëtimi politik, jo bashkëqeverisja me Edi Ramën dhe nuk është të qëndruarit në krah të një personi që ka mision shkatërrimin e PD. Ky është një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Ky është një vendim nul, nuk ka asnjë vlerë se Basha nuk ka asnjë vlerë, është e shkuara”, u shpreh Këlliçi.

Zjarr Tv Ad