Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vetëm pak më parë skuadra e Napolit mbylli zyrtarisht bashkepunimin me Dries Mertens. Por duket se skuadrat që dëshirojnë ta kenë belgun pjesë të tyre janë vënë në lëvizje.
Njëra prej tyre që është interesuar edhe në të kaluarën për sulmuesin është skuadra e Interit. Zikaltërit duhet të paguajnë vetëm pagën e Mertens pasi tani ai është një futbollist i lirë. Në rast largimi të Sanchez Interi do të kursente paratë e nevojshme për pagën e 35 vjecarit.
Mertens e njeh mjaftë mirë kampionatin Italian pasi ka luajtur plotë 295 takime dhe ka shënuar një total prej 113 golash në Seria A.
Një garanci më tepër për Simone Inzaghin i cili mund ta përdorte si alternativë për të formuar dyshen e sulmit me Lukakun, Lautaron apo Dzekon gjatë sezonit.