U largua nga portokalli/ Ja ku do ta shohim Xhemi Shehun…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Largimi i Xhemi Shehut nga “Portokalli”, ka qenë një nga lajmet më të komentuara ditët e fundit. Ishte vetë Xhemi që e konfirmoi këtë, pasi pak javë më parë iu përgjigj me “Po” pyetjes së fansave, nëse vërtetë do të largohej nga spektakli i humorit. Por a do ta shohim sërish Xhemin në ekran?

Së fundmi, Arbana ka postuar një foto nga mëngjesi me Xhemin, ku shkruan se do sigurohet që fansave mos t’u mungojë ajo.

“Do sigurohem që mos t’ju mungojë Xhemi”, shkruan Arbana, por duke mos e bërë të ditur nëse po e bind Xhemin të rikthehet në ekran, apo nuk do të na mungojë falë postimeve të shpeshta që mikeshat bëjnë bashkë.

Nuk dihet ende, se cilat janë planet e afërta të Xhemit në lidhje me televizionin, por presim ta zbulojë vetë moderatorja në javët në vazhdim.

Kujtojmë se largimi i Xhemit nga Portokalli, ishte përfolur gjatë gjithë verës, ndërsa vendin e saj e ka zënë këngëtarja Eneda Tarifa.

Zjarr Tv Ad