U mbajt peng për disa orë por nuk denoncoi në polici, arrestohet i riu në Peqin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pasi nuk ka denoncuar se ishte marrë peng. I arrestuari është shtetasi I.Q., 28 vjeç,  banues në Bulqizë dhe policia e akuzon për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se i riu ishte mbajtur për disa orë në një banesë të braktisur nga shtetasi L.Rr nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë. Motivet mbeten ende të paqarta.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit L.Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat  penale ” Heqje e paligjshme e lirisë” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e  plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes , si dhe për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Zjarr Tv Ad