U mbyt në liqenin e Komos, gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare që u mbyt në liqenin Komo të Italisë.

Florjana Ismaili, kapitenja e Kombëtares Zvicerane të futbollit për femra është gjetur nën një thellësi 204 metra në Liqenin e Komos.

Pas tre ditësh kërkimi trupi i 24-vjeçares u gjet falë ndihmës së robotëve nënujorë vetëm pak metra larg vendit të zhdukjes,

Robotët morën trupin duke e çuar deri në thellësinë 20 metra nën ujë dhe më pas polumbarët ekspertë e nxorrën nga uji.

Tragjedia ndodhi ditën e shtunë, 29 qershor, kur 24 vjeçarja shqiptare së bashku me një mikeshën e saj kishin marrë me qira një barkë turistike për të lundruar në Liqenin e Komos.

Disa dhjetëra metra larg bregut dy mikeshat janë zhytur për t’u larë por Florjana u zhduk nën ujë.

Florjana Isamili ka lindur në Zvicër në komunën Walperswill në provincën e Bernas dhe është vajza e një familje kosovare.

 

Zjarr Tv Ad