Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Janë betuar në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, tre ministrat e rinj të qeverisë Rama.
Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, janë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë (15 Janar).
Ndërsa ditën e sotme 3 ministrat e rinj betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.
Pas zhvillimit të ceremonisë së betimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.