U nda nga jeta 3 vite më parë, një rrugë në kryeqytet merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga rrugët e kryeqytetit ka marrë emrin e një nga pionerëve të medias shqiptare, Fatos Baxhakut, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë në moshën 55-vjeçari.

Gjatë një pritje të organizuar në nder të tij, kryebashkiaku Veliaj u familjarëve të Fatos Baxhakut se “kryeqyteti është i nderuar që përkujton një përfaqësues të denjë të gazetarisë shqiptare”.

“Është një ndjesi shumë e bukur të kujtojmë një mik, një vëlla – disa e kanë mik e vëlla prej shpirtit e gjakut, disa prej nesh e ‘adoptuan’ si të tillë pasi e njohëm. Fatos Baxhaku i përkiste një gjenerate që nuk vjen më. Unë do doja që kjo gjeneratë të shtohej, por qartazi ka ndryshuar shumëçka nga ajo kohë kur gazetaria ishte idealizëm, kur profesioni ishte më shumë mision se kontabilitet në fund të muajit, kur të qenit mentor i të folurit mirë për dikë, të promovuarit një brez të ri, ishte një detyrë mbi detyrat në sensin e jo vetëm të përcjelljes së një zanati apo profesioni, por të dijes që shkon dorë më dorë”, u shpreh Veliaj.

Zjarr Tv Ad