U nda nga jeta në lule të rinisë/ Ky është 18-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Pogradecit…

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec si pasojë e një aksidenti rrugor. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima është Mateo Torra 18-vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec i cili ishte pasagjer në një makinë tip Opel që ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Mulliri Katjelit.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka rënë në pranga shoferi E.Hidri 22-vjeç, i cili gjithashtu është lënduar.

“Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22-vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18-vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad