Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri thotë se refuzimi i negociatave për bashkimin e PD nga grupi i Alibeajt është bërë për përfitime private.
Në një intervistë për Euronews Albania, Strazimiri u shpreh se grupi i Alibeajt është peng i qeverisë dhe Edi Ramës, pasi kanë bashkuar votën për të miratuar çdo nismë ligjore të PS.
Sipas Strazimirit, refuzimi i tyre nuk lidhet me statutin por me një pikë të tij, ku thuhet se në PD nuk vendos më kryesia por demokratët.
“Kanë vendosur t’i shërbejnë diçkaje jo pa përfitim që të mos bashkohet PD. Të vendosin kushte me shkrim dhe të akuzojnë të tjerët që vendosin kushte. Nuk e kanë me statutin, e kanë me një princip të statutit që në PD nuk vendosin negociatorët e njërit grup, vendosin anëtarët e PD. Ata kanë bashkuar votat disa herë me Tulant Ballën duke votuar çdo nismë ligjore të PS”, tha Strazimiri.