U ndërtua pas tërmetit, kopshti në Kamëz fiton çmimin ndërkombëtar: Një nga ndërtesat mësimore më të bukura në Europë

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë mesditën e sotme lajmin për vlerësimin e një prej kopshteve të ndërtuara gjatë procesit të Rindërtimit.

“Lidhja e Prizrenit” në Kamëz, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar të arkitekturës “BigSEE ARCHITECTURE AWARD 2021”.

“Duke u cilësuar si një nga ndërtesat bashkëkohore mësimore më të bukura të ndërtuara në Europë vitin e shkuar, në përshtatje me kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve, kopshti i Ri i Rindërtimit, “Lidhja e Prizrenit” në Kamëz–aty ku deri dje kishte vetëm ndërtime pa leje, baltë e dy gishta lart – ka fituar çmimin ndërkombëtar të arkitekturës: “BigSEE ARCHITECTURE AWARD 2021”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad